Është formuar shtabi Komunal i korrje-shirjeve në Malishevë për vitin 2023

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, është formuar komisioni për të përcjellur dhe monitoruar fushatën e korrje-shirjeve për këtë vit. Komisioni ka për detyrë të koordinojë punën në mes të bujqve kultivues të grurit, qendrave grumbulluese të grurit dhe pronarëve të autokombajnave, e po ashtu raportimin në baza javore në Ministrinë e MBPZHR-së. Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi në një takim të përbashkët kanë rekomanduar çmimin për kombajner për këtë vit të jet 130€ për hektar. Bujqit që dorëzojnë grurin në Silose dhe Qendra Grumbulluese duhet të pajisen me dëshmi mbi sasinë e dorëzuar të grurit, në mënyrë që të përfitojnë prej Programit të Pagesave Direkte 2023.

May be an image of blueprint, ticket stub, newspaper and text

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …