Investitorë të huaj të interesuar për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me nënkryetarin, Vesel Krasniqin dhe bashkëpunëtorë, priten në një takim informues, investitorët nga OMAR GROUP L.L.C. Kryetari, Kastrati para investitorëve të OMAR GROUP L.L.C., shprehi gatishmërinë për të ofruar gjithë lehtësimet që janë në domenin e qeverisë lokale si nga ana ligjore ashtu edhe për nga infrastruktura përcjellës me qëllimin e vetëm, që këta dhe të tjerë investitorë të investojnë në komunën tonë, sepse investimet rrisin mirëqenien qytetare. Kurse përfaqësuesit e OMAR GROUP L.L.C., njoftuan se janë të ineresuar për  disa lloje të investime prodhuese  ku edhe do të krijohen mundësi punësimi. Të dy palët u pajtuan për bashkëbisedime për t’i parë mundësitë e investimeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderohet me çmimin për lidership nga Kolegji Universum

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në një takim nga përfaqësues …