Komuna e Rahovecit pastron rrugën rajonale Rahovec – Krushë e Madhe pas reshjeve të shumta

Pas shiut të rrëmbyeshëm natën e mbrëmshme, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit, Perparim Krasniqi, drejtori i Urbanizmit, Albnor Mullabazit, drejtoresha e Inspektoratit, Nora Boshnjaku, drejtoresha e Mbrojtjes dhe Shpëtim, Besmire Bytyqi, dolën në terren duke intervenuar në pastrimin e rrugës rajonale Rahovec – Krushë e Madhe. Duke parë gjendjen në terren, edhe pse ky segment rrugorë është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, komuna e Rahovecit ndërmori masa të menjëhershme për rikthimin e rrugës në gjendje normale. Luten qytetarët të kenë kujdes deri në pastrimin e plotë të rrugës.

May be an image of road

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …