Policia e Shqipërisë ka demantuar lajmin sipas të cilit tre turist nga Kosova kanë humbur jetë në bregdetin shqiptar

Policia e Shqipërisë ka demantuar lajmin sipas të cilit tre turist nga Kosova kanë humbur jetë në bregdetin shqiptar. Policia ka saktësuar se fatkeqësisht sot kanë humbur jetën tre qytetar shqiptar por se ata nuk janë nga Kosova por nga Tirana. Njoftohet gjithashtu se ndonëse shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar viktimat por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. “Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare” thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …