Kanë nisur punimet në kuadër të projektit për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të Lumit “Klina”

Kanë nisur punimet në kuadër të projektit për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të Lumit “Klina”, një nga projektet kapitale më të rëndësishmit sa i takon ambientit dhe problemeve me të cilat komuna e Skenderajt u përballë pas vërshimeve të janarit të këtij viti. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, bashkë me përfaqësuesit e fshatit Arbër Geci, anëtarët e Kuvendit Besart Rrecaj e Avdullah Geci si dhe banorët vendës, kanë qenë të pranishëm në fillimin e realizimit të projektit, i cili ka nisur afër xhamisë së fshatit Llaushë, ku do të trajtohen fillimisht dy degëzimet e fshatit, për të vazhduar faza tjetër që do të përfshijë shtratin nga Klina e Mesme deri në Kuqicë. Qeverisja komunale në Skenderaj i ka dhënë prioritet rregullimit të shtratit të lumit të vetëm që ka, sikundër përgjigje e nevojshme e problemit të kamotshëm të vërshimeve, nga të cilat pësuan dëme të konsiderueshme më 19 janar të këtij viti.

May be an image of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …