leoni

Manuel Sarrazin: Reduktimi 25% i prezencës së policisë në veri është veç hap i parë por qartësisht që nuk përmbush kërkesat EB-së

Manuel Sarrazin: Reduktimi 25% i prezencës së policisë në veri është veç hap i parë por që nuk i përmbush kërkesat EB-së

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka komentuar hapin e parë të Qeverisë së Kosovës drejt shtensionimit të situatës në veri. Sarrazin ka thënë se reduktimi për 25 përqind i pranisë së policisë në dhe pranë objekteve komunale në komunat në veri, është hap pozitiv, por ka shtuar se nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e BE-së që i ka paraqitur në planin tre pikësh. “Duhet të them se është hapi i parë dhe është një hap pozitiv, por është vetëm një hap i parë i vogël dhe nuk ka përfunduar. Bashkimi Evropian ka vendosur një plan të qartë me trepikësh që nuk nënkupton prezencë të forcave speciale të policisë në veri dhe pranë ndërtesave komunale dhe ulja prej 25 për qind është një hap drejt kësaj, por qartësisht që nuk përmbush kërkesat e Unionit”, ka thënë Sarrazin.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …