Kryetari Latifi takoi regjisorin Gjergj Mena dhe trupën e aktorëve të dramës QUO VADIS (Ku shkon?!)

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, takoi regjisorin Gjergj Mena dhe trupën e aktorëve të dramës QUO VADIS (Ku shkon?!). Rahoveci po dëshmon që ka potencial artistësh të rinj. Komuna e Rahovecit ka mbështetur këtë projekt në koordinim me organizatën “SHL Kosova”. Premiera e kësaj shfaqjeje artistike do të jepet më datë 20.7.2023, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zymberaj”, në orën 20:00, në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …