Një stuhi e fuqishme me shtrëngata e cila i ka goditur vendet e rajonit sot mund ta përfshijë edhe Kosovën

Një stuhi e fuqishme me shtrëngata e cila i ka goditur vendet e rajonit sot mund ta përfshijë edhe Kosovën

Një stuhi e fuqishme përcjellur me shtrëngata ka goditur vendet e rajonit, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Raportohet se së paku katër persona kanë humbur jetën si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur se edhe Kosova pritet të të përfshihet nga një mot i ngjashëm, por pa të reshura dhe me intensitet më të ulet. “Stuhia, në formë tornadoje që ka përfshirë vendet përreth, nga e enjtja pritet ta preke dhe vendin tonë, por me intensitet më të ulët dhe pa reshje shiu”, thotë Tahirsylaj. Sipas tij, rajoni i Dukagjinit do të jetë si “epiqendra”, e stuhisë në formë të tornados.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …