CBCEcoKid mundëson vendosjen e ‘Pemëve të mençura’ në hapësira publike të komunës së Ferizajt

Pas investimeve infrastrukturore në 8 institucionet arsimore publike në komunat Ferizaj dhe Çair, si pjesë e programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, projekti CBCEcoKid organizoi gara konkurruese me përfshirjen e nxënësve të shkollave: Gjimnazi ‘Kuvendi i Arbërit’; ‘Jeronim De Rada’ dhe ‘Gjon Serreçi’ në Ferizaj si dhe shkollave: ‘Hasan Prishtina’, ‘Imri Elezi’ dhe ‘Liria’ në Çair, duke i dhënë frymën e fuqishme të bashkëpunimit, që në  thelb është edhe misioni i Projektit. Përveç angazhimit praktik në aktivitet e organizuara në të dy komunat partnere të projektit, nxënësit e këtyre 6 shkollave garuan në temat: ‘Efiçienca e Energjisë’, ‘Mbrojtja e Mjedisit’ dhe ‘Ndotja e Ajrit’, duke punuar edhe ese lidhur me këto tema. Fillimisht, nxënësit garuan me moshatarët e tyre brenda shkollave respektive dhe pastaj 6 esetë e vlerësuara si më të mirat, 3 në Ferizaj dhe 3 në Çair, u vlerësuan nga një komision i veçantë i caktuar nga drejtoritë e arsimit në të dy komunat partnere respektive. Përfundimisht, fituesit e përzgjedhur në këtë garë ishin: Dion Sherifi, nxënës i SHMFU ‘Gjon Serreçi’ në Ferizaj, cili garoi me temën ‘Mrojtja e Mjedisit’ dhe nxënësja Munisa Haxhiu nga shkolla ‘Liria’ në Çair e cila garoi me temën ‘Efiçienca e Energjisë’. Si rezultat i kësaj gare, dhe përkushtimit të treguar, projekti CBCEcoKid ka mundësuar vendosjen e ‘Pemë të mençura’ në hapësira publike të komunave partnere. ‘Pema e Mençur’ është një konstruksion metalik me tavolinë dhe ulëse, i pajisur me panele diellore, inverter dhe me porta e sistem ‘wireless’ për karikim të pajisjeve elektronike.

May be an image of 16 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …