Në 25 vjetorin e përjetësimit, u përkujtuan dëshmorët e atdheut, Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi

Në 25 vjetorin e përjetësimit të tyre, sot u përkujtuan dëshmorët e atdheut, Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi, e në nderim të kujtimit dhe të veprës atdhetare, zyrtarë komunal të komunës së Rahovecit , në bashkëpunim me OVL të UÇK-së, kanë vendosur buqeta me lule në vendin ku u flijuan për lirinë e atdheut. Përkujtimi i përvitshëm është dëshmi që ata nuk do të harrohen, sepse sakrifica e tyre do të jetojë gjatë në kujtesën e popullit shqiptar.

May be an image of grave stone, monument and text

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …