Komuna e Rahovecit apelon tek të gjithë qytetarët, që të kenë kujdes të shtuar në këtë kohë kur temperaturat janë shumë të larta

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka njoftuar qytetarët se gjatë orëve të mbrëmjes, njësiti i zjarrfikësve në Rahovec, ka intervenuar në një rast zjarri i cili fatmirësisht është lokalizuar në kohë. Apelohet tek të gjithë qytetarët, që të kenë kujdes të shtuar në këtë kohë kur temperaturat janë shumë të larta.

Zjarrvënia dënohet edhe me ligjet në fuqi! Lajmëroni zjarrin në numrat e telefonit: 029277555- Njësia e Zjarrfikësve- Rahovec,  112- Numri unik Emergjent, 193- Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, 192- Policia e Kosovës

May be an image of fire and grass

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …