U promovua libri i tretë i monografisë “Kronikë nëpër stuhi” i Prof.dr. Sabahajdin Cenës

Në prani të familjarëve, strukturave të pushtetit lokal në Rahovec, ish ushtarëve të UÇK-së dhe dashamirësve të librit, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit u bë promovimi i monografisë “Kronikë nëpër stuhi”, të autorit Dr. Sabahajdin Cena. Për vlerat e librit folën Erseka Cana, Prof.dr. Besim Muhadri, si dhe redaktori i librit Qemajl Krasniqi. Në emër të familjes Cena të pranishmit i përshëndeti i biri i Profesorit Samedin Cena. Folësit ndër të tjera potencuan faktin se libri i tretë i serisë monografike “Kronikë nëpër stuhi”, që botohet pas vdekjes së autorit, përfshin dëshmorët e UÇK-së të rënë në periudhën korrik – gusht – shtator. Po ashtu në këtë libër janë përshkruar edhe datëlindjet dhe dita e përjetësimit të shumë dëshmorëve anekënd Kosovës, të cilët kanë rënë në këtë periudhë kohore. Për botimin e librit u përkujdes Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, si dhe bashkëluftëtarët e profesorit të ndjerë Sabahajdin Cena. Pritet që deri në fund të këtij viti të përmbyllet botimi i katërt i kësaj monografie.

May be an image of 9 people, bureau and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, shumë afër sigurimit të ujit të pijshëm për shumë fshatra

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësues …