Afati për paraqitjen e provimit të maturës për afatin e gushtit është nga 14 deri më 17 gusht

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, i njofton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, se afati për paraqitjen  provimit të maturës për afatin e gushtit, është nga data 14 deri më 17 gusht 2023. Me këtë rast, DAE i njofton edhe shkollat e mesme, se janë të obliguar që deri më 18 gusht 2023, ti dërgojnë shënimet, si dhe kërkohet nga shkollat përkatëse, që përmes kujdestarëve, ti njoftojnë nxënësit për paraqitjen e provimit të maturës. Drejtoria për Arsim dhe Edukim, përmes drejtoreshës së drejtorisë, Arbëreshë Krasniqi, ju dëshiron suksese të gjithë nxënësve maturant në provimin e maturës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …