Raportuesi i Kombeve të Bashkuara, Fabian Salvioli, ka paralajmëruar rrezikun e luftës mes Kosovës dhe Serbisë

Raportuesi i Kombeve të Bashkuara, Fabian Salvioli, ka paralajmëruar rrezikun e nisjes së luftës mes Kosovës dhe Serbisë. Pas vizitës në të dyja shtetet, raportuesi special,  Fabian Salvioli,  vlerësoi se papërgjegjshmëria publike e liderëve sidomos atyre të Kosovës  për të vijuar dialogun mund të çojë në një përsëritje të konfliktit te armatosur. Në raport ai vë në dukje përpjekjet e bëra pas konfliktit në Serbi dhe Kosovë, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për kërkimin e personave të zhdukur. Megjithatë, ai thekson mungesën e bashkëpunimit në vitet e fundit, sfidat e proceseve të llogaridhënies dhe dëmshpërblimit, si dhe papërshtatshmërinë e masave për të promovuar kujtesën e dhunës së kaluar, për të frenuar ndjenjat përçarëse dhe për të nxitur pajtimin. Raporti përfundon me rekomandime drejtuar autoriteteve në Serbi dhe Kosovë, si dhe komunitetit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …