leoni

Vuçiq

Aleksandër Vuçiç, ka kërcënuar se nëse Ukraina njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë do të humbiste çdo gjë brenda ditës

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka  kërcënuar se nëse  Ukraina njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë do të humbiste çdo gjë brenda ditës. Reagimi i tij  pasoi në lidhje me letrën që deputetë të disa shteteve perëndimore dhe kryetarë të komiteteve të jashtme në vendet e tyre, u kanë dërguar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, duke u kërkuar qasje më të ashpër ndaj Serbisë. Unë jam fajtor që nuk e kam njohur pavarësinë e Kosovës dhe me këtë krijoj probleme në rajon. Ky është faji im dhe jam krenar për këtë faj, ka thënë Vuçiç në konferencën për media. Sa i përket Ukrainës, është vend mik i yni. Paramendoni sikur Ukraina ta njihte Kosovën, gjithçka do të humbte në një ditë. Si do të mund pas kësaj të thotë se respekton të drejtën ndërkombëtare, është shprehur më tej ai. Vuçiq ka thënë se nuk beson se Ukraina do ta bënte këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …