Në Skenderaj u organizua aktiviteti kulturor “Sofra e Drenicës” në kuadër të ditëve të mërgatës

Në praninë e një numri të madh të bashkatdhetarëve, e ku ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe të ftuar tjerë, është organizuar aktiviteti kulturor “Sofra e Drenicës” në kuadër të ditëve të mërgatës. Përveç këngëve nga Ansambli Drenica, tregimeve dhe anekdotave popullore, janë shtruar edhe ushqime tradicionale nga kuzhina shqiptare. Ky aktivitet është i përvitshëm dhe mbahet për nderë të bashkatdhetarëve të cilët i kalojnë pushimet verore në vendlindje.

May be an image of 1 person, violin, crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …