Bedri Islami

Bedri Islami: A do ta mbarojë kryeministri Edi Rama mandatin e tretë?

Analisti i mirënjohur, veprimtari e atdhetari,  Bedri Islami në një analizë të tij politike,  botuar në gazetën Dita, shkruan se Qeveria Rama, pas më shumë se 10 viteve në pushtet, për shumë kënd është para dy rrugëve: ose të bjerë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme të kërkuara nga vetë Rama, ose të reformohet tërësisht, jo vetëm si përbërje, por edhe si vizion racional politik, për t’iu përshtatur, më në fund, asaj çfarë përfaqëson e majta progresive. Rruga e parë të çon në dilemën nëse numri do të vendosë mbi mendjen. Qeveria e tanishme i ka të gjithë numrat e nevojshëm parlamentarë për të qeverisur, për të vazhduar mandatin e saj, dhe, përtej kësaj, përballë vetes gjendet një opozitë e telendisur, e ndarë në shumë pjesë, ku, të gjitha pretendojnë se janë opozita e vërtetë. Në fakt, nuk është asnjëra prej tyre. Disa nga ngjarjet më të rënda, të lidhura me qeverisjen dhe mos arritjet e pritura të saj, janë mbledhur ortek kohët e fundit. Hetimet e hapura ndaj djegësve, arrestimet e disa zyrtarëve të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë, largimi nga Shqipëria i numrit 2 të qeverisë Rama, njeriut që ka pasur në duart e tij portofolat e disa dikastereve më të rëndësishëm, hetimet për koncesionet në fushën e shëndetësisë, arrestimet e disa biznesmenëve të njohur, të lidhur me figura të ndryshme të së majtës, të fshehtat që ende janë në përgjimet e ardhura nga institucione ndërkombëtare, përfolja e të tjerëve, ritmet që nuk janë të duhurat, të gjitha këto, së bashku apo veç e veç, kanë sjellë një mjedis të rënduar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se partitë opozitare duhet të …