Përmendja e Shkëlzenit se fshihet pas ndërtimit në Tiranë, të një prej kullave më të madha në Ballkan, i ka kyçur gojën Sali Berishës

Përmendja e Shkëlzen Berishës  se fshihet pas ndërtimit të një prej kullave më të madha në Ballkan, e cila do të ndërtohet diku pas sheshit Skënderbe, duket se i ka kyçur gojën Sali Berisha, i cili në vend që të reagonte dhe të mbronte me pathos përlyerjen e birit të tij në këtë skandal, është zhytur në një heshtje të frikshme. Një mal betoni në mes të Tiranës, pjellë e Erion Veliajt dhe e Edi Ramës”. Ky duhet dhe do ishte denoncimi që Sali Berisha do t’i kishte bërë kullës që po ngrihet në lulishten te Teatri i Operas dhe Baletit mu në qendër të Tiranës. Por kësaj radhe Sali Berisha, ka vendosur të heshtë, sepse ndërtuesit e këtij pallati janë financues kryesorë të Foltores dhe të afërm me familjen e tij të ngushtë. Partia Demokratike zyrtare ka kërkuar dje nga SPAK, të hetojë lidhje për pastrim parash. Kulla që do të quhet Mali i Tiranës dhe do të ndërtohet në mes të kryeqytetit, ka ndezur politikën në këto temperatura të larta gushti.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …