Kurti

Në dosjen e Prokurorisë për rezervat shtetërore, përmendet edhe një vendim që e mban nënshkrimin e kryeministrit, Albin Kurti

Në dosjen e Prokurorisë për rezervat shtetërore, përmendet edhe një vendim që e mban nënshkrimin e kryeministrit, Albin Kurti. Prokuroria në dosje tregon se si Irfan Lipovica në mënyrë të kundërligjshme kishte bërë kërkesë për shmangien e procedurave të prokurimit për furnizim me rezerva shtetërore, kërkesë të cilën e ka aprovuar dhe nënshkruar numri një i Qeverisë, Albin Kurti. Irfan Lipovica dyshohet se nga muaj në cilësinë e Zëvendësekretarit në MINT ka tejkaluar autorizimet ligjore duke kërkuar nga Qeveria anashkalimin e procedurave ligjore të prokurimit publik për blerjen e rezervave shtetërore. Prokuroria dyshon se Lipovica bëri këtë kërkesë për të kufizuar konkurrencën dhe për të fshehur shkeljen e ligjit. Sipas Prokurorisë, vendimi i Qeverisë i 22 shkurtit 2022, ishte marrë duke pas për bazë kërkesën e kundërligjshme të Lipovicës për anashkalimin e procedurave ligjore për blerjen e rezervave. Lipovica ngarkohet se në mënyrë të kundërligjshme ka formuar edhe një Komision për Negocimin e Kontratave për Furnizim me Mallra të Rezervës Shtetërore për vitin 2022 me të cilin ka anashkaluar procedurën e hapur të prokurimit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …