????????????????????????????????????

U shënua 25-vjetori i Dëshmorëve të UÇK-së dhe Dita e Brigadës 121  ”Kumanova”

U shënua 25-vjetori i Dëshmorëve të UÇK-së dhe Dita e Brigadës 121  ”Kumanova”. Këta dy përvjetorë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 25  Vjetori i dëshmorëve të UÇK-së dhe Dita e Brigadës  121 ” Kumanova”, filluan një ditë më parë me ndezjen e flakës së lirisë dhe vazhduan ditën e dytë me nderime dhe homazhe në kompleksin  e varrezave të dëshmorëve në Kleçkë, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, personalitete nga niveli shtetëror e nga organizatori Komuna e Malishevës dhe komunat për rreth, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së  si dhe trojet shqiptare e shumë qytetarë të tjerë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati në fjalën e rastit ndër të tjera tha:” Në vendin ku sot jemi mbledhur, në Kleçkën e pathyeshme është harta  më e mirë e shqiptarisë, dhe dëshmia më e madhe  e kohës dhe historisë, për këtë faktojnë emrat e dëshmorëve, që në ditët më të vështira erdhën nga trevat mbarëshqiptare, në krye me heroin e kombit, Ismet Jasharin – Kumanova që është kthyer në një simbol të heroizmit të kombit shqiptar. Komandant Kumanova bashkë me bashkëluftëtarë dhanë krejt çfarë patën nga vetja derisa ranë për liri e atdhe, duke i shërbyer misionit fisnik që historikisht i ka bashkuar shqiptarët, pra luftës për liri, atdhe e komb. Pra liria e Kosovës nuk është faluar, por është paguar shumë shtrenjtë, dhe madje vet themelet e shtetit të Kosovës janë aty, ku janë varrezat e dëshmorëve, përmendoret e shenjat përkujtimore, të atyre që kanë dhënë jetën për liri e atdhe. Ju familjarë të dëshmorëve të kombit, por edhe gjeneratave tuaja  të lirisë, të jeni  gjithnjë krenar, sepse gjaku i dëshmorëve, është burimi i lirisë që sot ne e gëzojmë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Komandant Kumanovës, gjithë dëshmorëve të Brigadës 121, Lavdi dëshmorëve të kombit, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari”.

Në këta përvjetorë, foli edhe personaliteti ushtark e politik, në kohë lufte e tash në lirinë e Kosovës, z. Fatmir Limaj dhe mes tjerash theksoi:” Sot nderojmë dëshmorët e brigadës 121 ” Kumanova”, gjithë dëshmorët e kombit dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vazhdoi” Historia e djeshme e Kohës e shkruar dhe vulosur me gjakun e dëshmorëve është udhërrëfimi më i dinjitetshëm për të gjithë brezat e pikërisht për djemtë e vashat që lindën  25 vjet më parë dhe mësojnë historinë e më të dashurve të tyre që ia falën jetën atdheut. Ai foli edhe për mbrojtjen e mbi 85 mjië banorëve në malet e pathyeshme të Kleçkës nga luftëtarët e UÇK-së, përballë një ushtrie dhe shteti pushtues serbë deri në fitoren e plotë si dhe për zhvillimet  aktuale brenda kësaj përiudhe 25 vjeçare duke përfunduar se ” Luftëtarët e UÇK- së dhe populli  shqiptar pagoi çmimin më të lartë për lirinë e Kosovës dhe vetëm me këtë sakrificë na mbështeti bota liridashëse dhe demokratike”.

Nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, foli Faton Klinaku. ”Rrugëtimi i popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar u nis me luftën e UÇK-së dhe u finalizua me lirinë e Kosovës, andaj edhe sot kur Kosova po përballet me vështirësi politike, kërkojmë unitet dhe fuqizim të vlerave kombëtare, përballë mohuesve të këtyre vlerave”.

Në këta përvjetorë, u lexua edhe kumtesa për luftën e UÇK-së, nga Prof. Ibrahim Gashi, si dhe në fund përformuan, artist e këngëtarë me programin artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …