Përfaqësues të Institucioneve në Ferizaj bënë nderime para obeliskut të personave të pagjetur në Ferizaj

Në vigjilje të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, paraditen e sotme, drejtuesi i shoqatës së personave të zhdukur “Yjet e Zemrës”  në Ferizaj, Sali Muhaxheri, bashkë me shefin e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, kryetarin e Këshillit Koordinues për të Pagjeturit, Ahmet Grajqevci, anëtarët e këtij këshilli prof. Haki Kasumi, Kumrije Karaqica e Lutfije Ademi Vokshi u përkulën para obeliskut të personave të pagjetur në Ferizaj, duke bërë gjithashtu thirrje tek institucionet relevante shtetërore, për zbardhjen sa më të shpejt të fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

May be an image of 10 people, bus, street and crowd

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …