Komuna e Rahovecit në kohë rekorde realizon Planin vjetor të të Hyrave

Për një komunitet më të fuqishëm dhe zhvillim të qëndrueshëm, Komuna e Rahovecit ka realizuar Planin Vjetor të Inkasimit të të Hyrave Vetanake. Planifikimi i të hyrave për vitin 2023, ka qenë: 1,445,603.00 euro, totali i të hyrave deri më tani është: 1,449,782.46 euro. Synimi i drejtorisë për Buxhet dhe Financa është që brenda këtij viti të arrihet shuma prej 2 milion eurosh. Kjo tregon performancë të lartë në të gjitha fushat. Komuna falënderon qytetarët të cilët kontribuuan në inkasimin e të hyrave, si: pagesa e tatimit në pronë, që përmban 60% të inkasimit të të hyrave, si dhe certifikatave dhe kerkesave të tjera, të cilat sigurojnë burime të nevojshme për shërbime publike dhe projekte të rëndësishme. Me përmirësimin e procedurave të inkasimit, të pagesave online dhe me ndërgjegjësimin e qytetarëve, komuna e Rahovecit po ndërtojnë një sistem më efikas dhe të përshtatshëm për të gjithë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …