U mbajt takimi i tretë i Komisionit të performancës komunale

U mbajt takimi i tretë i Komisionit të performancës komunale në Malishevë, në këtë takim i cili u drejtua nga nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe koordinatori, Arsim Morina, u diskutua për procesin e futjes së të dhënave në sistem, ku sipas zyrtarëve që raportuan, është shtuar dinamika e punës, bashkëpunimi ndërsektorial dhe pritet brenda afatit ligjor të përmbyllet futja e të dhënave, por u kërkua që në pjesën kohore të mbetur të shtohet edhe më angazhimi i zyrtarëve dhe të përmbyllet ky proces i rëndësishëm i cili edhe mundëson kualifikimin për të qenë përfitues i grandit të performancës, pasi jemi  në proces si komunë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …