Në 18 shkolla të Kosovës nuk ka filluar procesi mësimor më 1 shtator, për shkak të mos përgatitjeve të tyre me kohë. Mësimi nuk ka filluar me kohë në këto shkolla pasi renovimi dhe përgatitja e tyre nuk është bërë para datës kur është paraparë të fillon mësimi. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka sqaruar se vonesa është bërë për shkak të natyrës së renovimit pasi ai ka qenë i tillë sa nuk mund të kryhet për 1 muaj e gjysmë, aq sa ka qenë pushimi veror prandaj objekti shkollor nuk ka qenë i gatshëm për mësim me kohë. Ajo ka shtuar më tutje se në shkollat “Naim Frashëri” dhe “Gjergj Fishta” renovimi dhe ristrukturimi ka qenë tejet i thellë dhe ka marr kohë më shumë se një muaj e gjysmë ndërsa renovimi në shkollën “Gjin Gazulli” ka qenë me buxhet të bartjes. Derisa Ministria e Finacave na ka alokuar mjetet, e nuk kemi mund të fillojmë me projektin pa alokimin e mjeteve.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …