Në fshatin Tërnafc të Skenderajt nisi të ndërtohet trotuari

Një punë tjetër e mirë filloi sot në fshatin Tërnafc të komunës së Skenderajt, ku nisi të ndërtohet trotuari, një projekt ky shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për sigurinë e këmbësorëve, sidomos nxënësve në vajtjet ardhjet e tyre shtëpi-shkollë dhe anasjelltas. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë punimet e projektit, i cili pason kërkesat e qytetarëve për këtë investim kapital. Pas këtij projekti, puna do të vazhdojë me ndërtimin e trotuareve tjerë në Klinë të Epërme, Prekaz të Epërm dhe në vendbanime tjera.

May be an image of road

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …