Kryetari Nura ka vizituar dy shkollat fillore në qytetin e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar dy shkollat fillore në qytetin e Skenderajt, ku janë pritur nga drejtorët dhe mësimdhënësit e tyre. Vizita e kryetarit Nura bëhet në javën e parë të vitit të ri shkollor, ndërsa kishte për qëllim të shoh nga afër procesin, i cili nisi me vështirësi shkaku i mungesës së librave dhe teksteve tjera shkollore, çka ka detyruar prindërit që personalisht të merren me sigurimin e tyre. Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të nisur mbarë viti shkollor. Në këtë kuadër, përveç angazhimeve tjera, janë renovuar 7 objekte shkollore, ku mësimi tashmë zhvillohet në kushte shumë më të mira.

May be an image of 11 people, people standing, crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

Le të mobilizohemi për fitoren që na pret

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka ftuar …