Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Në takimin e 14 shtatorit Kosova nuk do të ketë avantazh për shkak të masave të vendosura nga Amerika dhe BE-ja

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në takimin e 14 shtatorit Kosova nuk do të ketë avantazh për shkak të masave të vendosur nga Amerika  dhe Bashkimi Evropian. Duke folur për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Tahiri ka thënë se në këtë proces Serbia është në avantazh. Kurti në dialog është treguar shumë jo transparentë. “Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE-ja e ShBA-ja nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar. Ky është një dëm që qeveria i ka shkaktuar Kosovës”. Abelard Tahiri ka thënë se PDK-ja ka synim që ta rrëzojë qeverinë dhe se në këtë legjislaturë nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje, ligj apo rezolutë të qeverisë Kurti. Çdo votim i yni do të ja zgjasë jetën kësaj qeverie. Nuk ka as edhe një arsye të vetme që ta ndryshojmë këtë qëndrim.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj pas dështimit të seancës: Ngërçi politik po rrezikon funksionalitetin e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të me …