Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Jorn Rohde: Qeveria e Kosovës gjithnjë thekson rëndësinë e sundimit të ligjit, por jo edhe për detyrimet ligjore, ndërkombëtare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, në një intervistë për Albanian Post ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk lodhet së theksuari rëndësinë e sundimit të ligjit, ndërsa kur vjen puna te respektimi i detyrimeve ndërkombëtare-ligjore, siç është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat rreth Manastirit të Deçanit hesht. Rohde  ka pasur shumë për të thënë për nevojën e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe planin e Bashkimit Evropian për de-përshkallëzim, por ka refuzuar të zgjatet me komente për njoftimet e Policisë së Kosovës për kontrabandimin e armëve ilegale në Veri, meqë ka pohuar se “Qeveria federale nuk ka informacione të këtij lloji”. Në kohën kur shumë palë janë angazhuar për të gjetur një zgjidhje rreth modaliteteve se si mund të duket statuti i Asociacionit, duke bërë propozime të ndryshe, madje këtë e ka bërë  edhe kryeministri i Shqipërisë, është vetëm Qeveria e Kosovës që s’e ka një të tillë në tavolinë. Fillimisht këtu duhet kujtuar që Kosova që në vitet 2013 dhe 2015 e ka marrë përsipër obligimin ligjor për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mbi këtë bazë ne dhe partnerët tanë po e kërkojmë themelimin e Asociacionit – edhe atë konform specifikimeve të Gjykatës Kushtetuese, deklaroi  mes tjerash, ambasadori gjerman,  Jorn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …