Photo by: Edmond Rexhepi

Në Gërlicë të Ferizajt u ngritë Obelisku ku 26 vjet me parë u krye aksioni i parë kundër postbllokut famëkeq të policisë serbe

26 vjet më parë, në Gërlicë të Ferizajt, Heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi me bashkëluftëtarët Ferat Shala, Afrim Nuha e Idriz Hajdari, kryen aksionin e parë në Regjionin e Ferizajt kundër postbllokut famëkeq të policisë serbe, duke nisur kështu krismat e para të luftës çlirimtare në trevën e Ferizajt e ku sot në këtë vend, u ngitë Obelisku kushtuar kësaj ngjarje, që paraqet fillesat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trevën e Ferizajt.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

Zoti e bekoftë Kosovën!

May be an image of flag, statue, tower and text

Kontrolloni gjithashtu

Tre ditët e Festivalit të Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2025, sollën një atmosferë të mrekullueshme dhe të paharrueshme në Rahovec

Në Rahovec për tri ditë rresht është mbajtur festivali tradicional i vjeljës së rrushit “Hardh …