Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka bastisur banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë

SHFD e UÇK-së reagon kundër bastisjes në banesën e familjes së dëshmorëve të kombit, Fahri Fazliu e Bahri Fazliu

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar në lidhje me bastisjen në banesën e familjes së heronjve dhe dëshmorëve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Në reagim thuhet se Gjykatë Speciale po prek atje ku nuk duron më asnjë popull, duke prekur mbi gjakun e derdhur për çlirim dhe liri kombëtare. “Lajmi më i papritur  ishte bastisja në familjen e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu! Lajm që nuk mund ta marrë me mend askush në një shtet normal, në jetën historike të një populli që ka luftuar bashkë me vendet demokratike ndërkombëtare për çlirim dhe liri”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …