Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të humbë më tej besimin e Uashingtonit nëse nuk i përgjigjet pozitivisht nismave amerikane për projektet energjetike, përfshirë infrastrukturën e gazsjellësit dhe gazit të lëngshëm natyror. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 korrik, Hovenier tha se të gjitha shtetet fqinje të Kosovës tashmë janë pjesë e marrëveshjeve me SHBA-në për LNG-në amerikane, ndërsa Kosova mbetet e vetmja që nuk ka dhënë një përgjigje pozitive. “A do ta humbë Kosova besimin nëse dështon të veprojë? Mendoj se po”, deklaroi Hovenier, duke shtuar se vëmendja e Uashingtonit “nuk është e pafundme” dhe se administrata amerikane pret një përgjigje nga Prishtina. Ai tha se, po të ishte ende ambasador, do ta këshillonte kryeministrin në detyrë Albin Kurti që ta përmbyllte procesin e shqyrtimit dhe të rikthehej me një propozim konkret. Departamenti amerikan i Shtetit ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, por vetëm kur të krijohen kushtet e duhura. Departamenti i Shtetit e ka kundërshtuar këtë interpretim, duke theksuar se vendimi është marrë si pasojë e veprimeve të qeverisë së Kosovës dhe se qëndrimi amerikan i është bërë i qartë ekzekutivit në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …