Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se stuhia e shoqëruar me erëra të forta, e cila ka përfshirë sot territorin e komunës, ka shkaktuar dëme në qytet dhe në disa lokalitete të tjera.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me ekipet emergjente, ka dalë menjëherë në terren dhe po punon për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e gjendjes në normalitet.

Autoritetet komunale nuk kanë bërë të ditur ende shkallën e dëmeve, ndërsa ekipet po vazhdojnë vlerësimin e situatës në zonat e prekura.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të dëmtuara, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë.

Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e ndërhyrjeve në terren.

Komuna ftonë qytetarët që kanë pësuar dëme që sa më parë të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve

Qytetarët e Komunës së Rahovecit, të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e erërave të forta të datës 21 korrik 2026, ftohen që sa më parë të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Kërkesat dorëzohen personalisht në Administratën Komunale të Rahovecit, në sportelet nr. 6, 7 dhe 8.

Dokumentet e nevojshme:

Kërkesa për kompensimin e dëmit, e shoqëruar me fotografi me ngjyra të dëmeve;

Kopje e letërnjoftimit;

Konfirmimi i llogarisë bankare.

Pas dorëzimit të kërkesës, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve do t’ju kontaktojë për të kryer inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren.

Për informata shtesë, kontaktoni Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 31 korrik 2026.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …