Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me Grupin Punues për Përgatitjen e Buxhetit për vitin 2027, mbajti dëgjimin publik buxhetor me banorët e fshatrave të Fortesës, Sapniqit dhe Pataqanit të Poshtëm.
Të gjitha kërkesat, komentet dhe propozimet e paraqitura gjatë dëgjimit publik para Drejtorit për Buxhet dhe Financa, z. Afrim Limani dhe zyrtarëve tjerë do të shqyrtohen nga Grupi Punues dhe në përputhje me mundësitë buxhetore, do të përfshihen në buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2027.