leoni

Sot në Prishtinë do të protestohet kundër presionit që Serbia po i bën shqiptarëve në Kosovën Lindore

OVL e UÇK-së njofton për një protestë, që mbahet nesër, kundër arrestimeve e bastisjeve të veteranëve nga Policia e EULEX-it

Përfaqësuesi i  OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar EULEX-in dhe Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë. Ai ka thënë se me veprimet e fundit këto institucione kanë shqetësuar familjet e shumë veteranëve të UÇK-së. Faton Klinaku ka paralajmëruar se nesër do të protestohet kundër këtyre institucioneve. Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurori,  në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre. Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin. Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër Zyrës së Prokurorit dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër më 15 shtator 2023, në orën  12:00. Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë, ka shkruar  Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …