Kriminelet serbe

PSRK ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve serbë, me inicialet I.R dhe D.D, për veprën penale të dhunimit gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve serbë me inicialet I.R dhe D.D, për veprën penale të dhunimit seksual, gjatë luftës në Kosovë. Si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, tha PSRK-ja në një njoftim për media. Prokuroria tha se të akuzuarit kanë kryer veprën penale, “krimet e luftës kundër popullsisë civile”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …