Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar t’u vazhdohet masa e paraburgimit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Edhe pse po bëhen tri vite të qëndrimit në burg, Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin: Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Në fillim të nëntorit bëhen tri vjet  nga arrestimi i katër prej ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë bëhet e ditur se Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Gjykata Speciale sërish ua ka vazhduar paraburgimin, pavarësisht se rreziku i ikjes për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë, nuk ka ekzistuar, as ekziston. Në mesin e “arsyeve” që trupi gjykues e ka vlerësuar si vendimtar,  për t’ua vazhduar paraburgimin Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, qenka rreziku për dëmtimin e provave, ndikimit në dëshmitarë, fuqia e tyre politike në Kosovë dhe duke e mbështetur me faktin se ata janë njohur me 40 dëshmitarët e parë, në këtë proces të gjykimit.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …