Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kujton veprimtarin Xhavit Haziri

Sadik Halitjaha: PËR HEROIN E PA VDEKSHEM XHAVIT HAZIRI!

Bashkë me kujtimin është edhe vuajtja, hidhërimi dhe ndjenja e pa zotsisë në popullin tonë, me i ruajt njerëzit me vlera të veqanta- njerëzit e Përvetshem-, me vlera e virtyte të jashtëzakonshme!

Ky popull i yni, nuk qenë të zot ta ruajnë Hasan Prishtinën, mu në prag të shpalljës së Pavarsisë së Shqiprisë në Shkup, e arrestuan Serbët, bashk me Idriz Seferin, i burgosën në Beograd!

Gjë që e penguan Shpalljën e Pavarsisë me 1911 në Shkup!

Nuk mund ta ruanin në gjirinë tonë as Isa Boletinin të cilin një orë pa hyrë Austro Hungaria e vrasin Serbo- Malazezët- e vret baba i Millovan Gjillasit në Mal të Zi, me gjithë njerëzit e tij!

Po ashtu në pa zotsi të këtij populli vriten: Bajram Curri, Avni Rrustemi, Halim Xhelo e shumë të tjerë të kësaj kohe!

Në kohën e re vriten: Fazli Greqevci, Zia Shemsiu, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bajram Bahtiri e të tjerë!

Krejtësisht në prag të luftës vritën: asgjësohet pa gjurmë Xhavit Haziri, kordinator dhe njeriu kryesor për organizimin e UÇK-së në nivel të Kosovës!

Që në fillim të Aksioneve guerile vriten: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha Akif Zenullahu e të tjerë!

Në këtë rast nuk e kam fjalën për të vrarët në aksione e beteja!

Po ashtu gjatë lufte vritet arktekti dhe projektuesi i shtetit të Kosoves, atdhetari, filozofi e politikani Ukshin Hoti!

Krejt këta dhe të tjerë ranë, jo pse nuk ishin të zotë por pse ishin më të zotët, më të mirët, më atdhetaret, më trimat e më të gatshmit për të u sakrifikuar dhe flijuar pë Lirin e Atdheut!

Përpos kujtimit të përhershem duhet të vuajm dhe reflektojm kolektivisht si popull qyqarë, pse nuk i ruajtpm prej armikut dhe trathëtarve këta njerëz me vlera të pa matshme e të pa krahasueshme, të pa zavendsueshem!

Kur flas për Xhavit Hazirin!

Fizikisht e njoha në fillim të dhjetorit 1985! Edhe që kisha dëgjuar e mësuar shumë q’ka për atë me pseodonimin (Besniku)!

Takimi i parë fizik në Kodren e Diellit në Prishtinë ishte ndjenë e pa përshkrueshme! Pos nesh ishte Hajdin Abazi, Halil Krasniqi dhe dy të tjerë!

Arsyeja e takimit ishte ruajtja dhe vazhdimsia e OMLK-s, pas burgosjes masovike në nëntor të këtij viti, ishin burgos që nga sekretari politik Xhabir Morina dhe ai organizativ Bashkim Mazreku dhe qindra të tjerë!

Në këtë takim u morem vesh ta riorganizojmë organizatën, të i rilidhim grupet, celulat Komitetet e rretheve, ta ri ngritim komitetin qëndror të OMLK-së!

Pos shumë vendimeve të atij takimi vendosem të mos biem askush në burg pa rezistencë!

Nëse dikush arrestohet pa u perpjekur tërezistoj, atje në burg, zbulon shokët qoftë një të vetmin, do ta shpallnim tradhtar!

Sepse burgu ishte bërë tmerr dhe gëlltitës për të gjithë të organizuart në veprimtari të fshehura kombëtare!

Në një moment njëri nga shoket pyeti po me qka të rezistojmë?

Unë e nxora revolen, në të njejten kohë Xhavit Haziri dhe shoket tjerë, vetem ai që pyeti nuk kishte revolver!

E une tha që nuk kam?

E mora përsiper unë dhe ja bleva një për takimin e radhës!

Vlenë të përmendet se unë dhe Xhaviti i kishim pas me fishek në tytë të gatshme për tërheqje kamzen!

Ne vazhduam në organizim e kompletim te OMLK-së.

Me 10- 11- qershor 1986 e ri organizuam në masë të gjer Organzaten dhe e kompletuam Komitetin Qëndror!

Këto pak fjal i shkrova për ta treguar sa do pak karakterin dhe gadishmerin për sakrific të Xhavit Hazirit, trim i pa epur dijetar e organizator, aktivist i devotshem i pa krahasueshem me askend tjeter!

Prandaj është ligësi e dobësi, qyqarllak i yni, mos me i ruajt, njerzit me vlera gjigande nga armiqt dhe trathtaret!

Këtu ka vepruar ndonjë dorë tinzare e trathtisë, kurr se besoj që të gjallë kanë mund ta kapin armiqt, Heroin e pa vdekshem Xhavit Hazirin!

Lavdi jetes dhe veprave të Tij madhështore.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Të shpresojmë

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të …