IAAP “Anton Çetta” në Skenderaj në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj, fituan projektin e financuar nga Kosovo Challenge Fund (KCF) dhe German Development Bank, për drejtimin Makineri, profili arsimor – Automekanik. Kjo është një arritur e madhe, jo vetëm për shkollën, por edhe për komunën e Skenderajt. Ky projekt – donacion i fituar me vlerë prej 220,000 euro i dedikuar për makina, vegla dhe pajisje, do të ofrojë kushte mjaft të mira për mbarëvajtjen e mësimit dual (teori – praktikë). Meritorë për këtë projekt të fituar, janë menaxhmenti i shkollës, grupi punues, të cilët punuan me shumë përkushtim drejt realizimit të këtij projekti madhor me interes për nxënësit, mësimdhënësit si dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
