Largohen dhjetëra deponi ilegale të mbeturinave në territorin e Ferizajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj bashkë me punonjësit e palodhur të KRM “Pastërtia”, ka javë që ka filluar aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në qytet dhe fshatra, aksion ky që deri më tani ka pastruar tonelata të shumta mbeturinash në qytet dhe fshatrat si Komogllavë, Gurëz, Greme, Gaçkë, Mirosalë, Varosh, Burrnik, Sojevë etj. Zyrtarët e DSHPE-së në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal janë në mbikqyrje të situatës, duke u angazhuar për identifikimin e ndotësve, gjersa të njejtën do të procedohen me gjobë për ndotjen e mjedisit. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me KRM “Pastërtia” ripërsërisin apelin që mbeturinat të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave, gjersa rikujtojnë se për mbeturinat e ngurta, është e përcaktuar zona përkatëse në fshatin Dremjak.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …