Zëvendës-kryeministri parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Sabri Tunç Angılı

Zëvendës-kryeministri parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Sabri Tunç Angılı

Zëvendëskryeministri,  Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı Me këtë rast, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ambasadori Angılı, ka thënë se Turqia e mbështet Kosovën plotësisht pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e heroit Afrim Bunjaku. “Fillimisht, ambasadori Angılı shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku, policinë dhe popullin e Kosovës. Ai tha se Turqia e mbështet Kosovën në këtë moment të vështirë pas këtij sulmi. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen dhe mesazhin e tij. Ai e informoi atë më tej mbi sulmin terrorist të së dielës, duke thënë se ishte i orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar”, ka njoftuar qeveria. Në këtë takim palët kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …