Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Gjeneralin e Karabinierëve Ruggiero Capodivento

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Gjeneralin e Karabinierëve Ruggiero Capodivento, të cilin e njoftoi nga afër për zhvillimet aktuale në Deçan dhe gjendjen e sigurisë në komunë. U dakorduan që të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Deçanit dhe KFOR-it Italian, në mënyrë që të ketë mirëkuptim e tolerancë, si dhe të ofrohet paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit. Kryetari Ramosaj e falënderoj Gjeneralin Ruggiero Capodivento, për vizitën dhe u shpreh mirënjohës ndaj KFOR-it, Karabinierëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në ruajtjen e paqes!

 

Kontrolloni gjithashtu

QMF në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, u pajis me 3 shtretër …