Starton nisma për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave në kuadër të Tetorit rozë

Drejtoria e Shëndetësisë, bashkë me kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nënkryetarin Fatmir Iska dhe kolegë të tjerë, përmes një aktiviteti simbolik të organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u solidarizuan me qindra e mijëra gra e vajza, anë e mbanë globit, të cilat janë prekur nga kanceri i gjirit. Të parandalosh është më mirë se të kurosh! ndaj dhe në ditët në vazhdim do të kryhen ekzaminime të ndryshme dhe analiza për gratë dhe vajzat në QKMF “Fahredin Hoti” në Rahovec. Luten që të kenë kujdes për veten dhe të bëhen kontrolla, që është FALAS, ngase kështu ju parandaloni një sëmundje të rëndë! Kontrollet bëhen në konsultim dhe me rekomandim të mjekut specialist.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …