Oliver Varhelyi: Në Tiranë kemi diskutuar për Procesin e Berlinit, një platformë e mirë dhe për axhendën e zgjerimit

Oliver Varhelyi: Në Tiranë kemi diskutuar për Procesin e Berlinit, një platformë e mirë dhe për axhendën e zgjerimit

 

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, gjatë një konference për shtyp, është shprehur se BE do vazhdojë të ndihmojë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KE do sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomin europian. “Ne kemi diskutuar sot Procesin e Berlinit i cili është një platformë e mirë dhe plotësuese për axhendën e zgjerimit, si dhe pjesë e angazhimit tonë me Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit është platforma më e besueshme me anë të së cilës ne tregojmë angazhimin dhe përkushtimin tonë për rajonin. Ne vumë re që ditën e pare që komisionerët kanë filluar punën, ne kemi bërë të qartë që për ne zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është përparësi kyçe, prandaj ne kemi sjellë planin e investimeve ekonomike,  kemi mobilizuar një të tretën e PPB-së ne te gjithë rajonin. Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 miliard  euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …