Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtoret e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e radhës me drejtoret e drejtorive. Mbledhjet e rregullta janë një mundësi e mirë për diskutimin e sfidave dhe projekteve të reja, ata adresuan çështje të rëndësishme dhe përcaktuan plane të ardhshme për zhvillimin e komunës. Diskutimet u përqendruan në arritjet e javës së kaluar dhe në projektet që janë në plan për të përmirësuar shërbimet komunale dhe për të ndihmuar qytetarët. Ky lloj bashkëbisedimi promovon bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për të avancuar komunën në tërësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot u mbajt për herë të parë Panairi B2B mes bizneseve të diasporës dhe atyre të Komunës së Ferizajt

Në Ferizaj në ambientet e Hotelit Rubis u mbajt për herë të parë Panairi B2B  …