Nis projekti për hapjen e kanaleve kulluese të ujit për të mbrojtur tokat bujqësore dhe të mbjellat nga vërshimet

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, nisi punimet në projektin për hapjen e kanaleve ujore për të evituar vërshimet në tokat e punueshme dhe në dëmet që sjellin vërshimet për të mbjellat. Drejtori i kësaj Drejtorie, Burim Bajrami i cili ishte për të parë punimet tha se me këtë projekt që është planifikuar të zgjas 3 vite për hapjen e kanaleve kulluese për tokat bujqësore, në masë të madhe do të mbrohen të mbjellat në tokat e punueshme nga vërshimet eventuale që mund të ketë, duke qenë kështu masë parandaluese e në ndihmë të bujqve e fermerëve ferizajas.

May be an image of grass and tree

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Kulturore “Anamorava” rrëmben çmime të shumta në festivalin folklorik “Anadrinia Jehonë”

QKA “ Anamorava” nga Vitia ishte pjesëmarrës në edicionin e 23-të të festivalin folklorik “Anadrinia …