Ministri izraelit i Energjisë, Israel Kac tha se ka udhëzuar autoritetet që të ndërpresin furnizimin me ujë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. “Të gjitha tubacionet e furnizimit me ujë nga Izraeli në Rripin e Gazës janë shkëputur”, citoi televizioni izraelit “Channel 12” të ketë thënë ai . Ai deklaroi se furnizimet me energji elektrike dhe karburant janë ndërprerë për Gazën dy ditë më parë. Masa e fundit vjen pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Gallant vendosi të hënën të zbatojë rrethim “të plotë” në Gaza, duke njoftuar ndërprerje të plotë të energjisë elektrike, ushqimit, ujit dhe karburantit për Rripin e Gazës. Që nga e shtuna, kur nisi konflikti i fundit midis Hamasit dhe forcave izraelite, Izraeli ka mbyllur të gjitha vendkalimet me Rripin e Gazës në të dy drejtimet. Izraeli i ka goditur ndërtesat e banimit, përfshirë blloqet e ndërtesave të larta, si dhe shkollat gjatë bombardimeve në Rripin e Gazës, duke vrarë civilë, tha të martën komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk.
Kontrolloni gjithashtu
Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka
Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
