Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës, Véronique Hulmann

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës, Véronique Hulmann

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës, Veonikë Hulmann. Në takim u bisedua për integrimin europian, ndryshimet kushtetuese si dhe ndihmën zvicerane ndaj vendit tonë. Ahmeti e ka informuar ambasadoren Hulmann mbi rrugën e integrimit të vendit, përfshirë këtu edhe skriningun, duke vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar më tej procesin e integrimit. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese gjithashtu është cilësuar si nevojë e padiskutueshme sepse vendi nuk ka alternativë tjetër përveçse anëtarësimi në familjen e madhe europiane. Gjithashtu, në këtë takim kryetari Ahmeti ka shprehur mirënjohje dhe ka vlerësuar ndihmën e qeverisë zvicerane, për mbështjen e vazhdueshme që i ofron vendit tonë përmes programeve të ndryshme që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokratizimin e proceseve në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …