Mushtishti ndër shekuj, nga antikiteti deri në ditët tona

Shqiptarët në qeverinë e Malit të Zi do të marrin zëvendës-kryeministrin, tri ministri dhe nënkryetarin e Kuvendit

Shqiptarët në qeverinë e Malit të Zi do të marrin zëvendës-kryeministrin, tre ministri dhe nënkryetarin e Kuvendit. Në një intervistë për Euronews Albania, Nik Gjeloshaj kryetar i “Forumit Shqiptar” sqaroi nga Tuzi se zëvendës-kryeministri do të jetë i lidhur me ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa koalicioni tjetër “Shqiptarët” do të ketë ministrinë e ‘Të Drejtave të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut’. Ndërkaq, çështja e nënkryetarit të parlamentit iu takon pakicave. “Mandatin e kaluar iu takoi boshnjakëve dhe mendoj që kësaj here duhet t’ju takojë shqiptarëve. Sa i përket Forumit Shqiptar nuk e kemi ndarë kush do t’i marrë ministritë, presim që të organizojmë një mbledhje të kryesisë, por do të vendoset se kush personalisht do t’i mbulojë këto pozita e këto përgjegjësi në këtë kohë shumë të vështirë”, u shpreh Gjeloshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …