Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Albin Kurti: Kam qenë i gatshëm ta nënshkruaj propozimin e ri të Bashkimit Evropian për implementimin e marrëveshjeve

Dje në Bruksel, Kryeministri Albin  Kurti ka deklaruar se  ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë  propozimin e ri të Bashkimit Evropian për implementimin e marrëveshjeve,  duke përfshirë në këtë mes edhe  propozimin për projekt-statutin e Asociacionit, bashkë me marrëveshjen bazike, mirëpo këtë projekt sipas tij nuk e ka pranuar kryetari i Serbisë. Ndërkohë Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se  propozimi i Pesëshes është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe se pala serbe është e gatshme që të krijohet Asociacioni në bazë të propozimit të pesë përfaqësuesve të  vendeve të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qeverisje e kundërligjshme: Ministrat e Kurtit ushtruan dyfish pushtet duke shkelur Kushtetutën

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka publikuar një raport kritik mbi mandatin e Qeverisë Kurti …