Michael Carpenter: Zgjidhja e konfliktit Kosovë - Serbi nuk është e plotë pa njohjen e pavarësinë së Kosovës

Këshilli Europian ka nxjerrë konkluzione për samitin e mbajtur në dy ditë e kaluara ku është biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli Europian ka nxjerrë konkluzione për samitin e mbajtur dje dhe sot.  KE ka dalë edhe me një konkluzion për Kosovën dhe Serbinë, duke paralajmëruar për pasoja në rast të dështimit të uljes së tensioneve. KE del me konkluzione për Kosovën e Serbinë: Keqardhje që s’po zbatohen marrëveshjet, do të ketë pasoja Këshilli Europian ka nxjerrë konkluzionet për samitin e mbajtur dje dhe sot. Në mes tjerash, KE ka dalë edhe me një konkluzion për Kosovën dhe Serbinë, duke paralajmëruar për pasoja në rast të dështimit të uljes së tensioneve. Këshilli Europian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. KE dënon ashpër sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Ndërkaq, Këshilli Europian shpreh keqardhje për “mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj, si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe i mbështetur nga Përfaqësuesi Special”. KE i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë ato, pa vonesë ose parakushte.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …